OJQ ’’Nevo Koncepti’’ në kuadër të projektit “Promovimi dhe Realizimi i të Drejtave të Romëve në
Kosovë dhe Shqipëri”, realizon aktivitete në kuadër të fushës së arsimit edhe në Komunën e Gjakovës.
Më 3 shkurt, 2026 u mbajt takimi me Drejtorin e Drejtorisë për Arsim, Shkencë dhe Teknologji në
Komunën e Gjakovës, Z. Hysen Brahimaj. Fillimisht, nga ana e Drejtorit Ekzekutiv të Organizatës jo-
qeveritare “Nevo Koncepti, Z. Osman Osmani, Drejtorit Brahimaj iu urua funksioni i Drejtorit me shpresë
për bashkëpunim të mirë dhe të frytshëm. U diskutuan të gjitha aspektet e bashkëpunimit, me theks të
veçantë në organizimin dhe mbajtjen e orëve të mësimit plotësues në 8 shkollat ku projekti realizohet.
Drejtori Brahimaj u zotua që bashkë me bashkëpunëtorët dhe Drejtorët e shkollave do të shqyrtojnë të
gjitha mundësite ligjore për të gjetur mundësi për të përkrahur aktivitetet e projektit, në veçanti në këtë
rast mbështetjen për organizimin dhe mbajtjen e orëve të mësimit plotësues në 8 shkollat ku Projekti
realizohet.
Në takim ishin të pranishëm edhe Udhëheqësi i Zyres Komunale për Komunitete dhe Kthim, Z. Armend
Vokshi dhe Z. Zymber Berisha, Udhëheqës i Sektorit për Arsim në Drejtorinë për Arsim, Shkencë dhe
Teknologji në Komunën e Gjakovës.

Similar Posts