Në kuadër të vizitave në teren nga Mediatorët kanë realizuar takime të rregullta ndërmjet, mësuesve dhe drejtorëve të shkollave SHFMU Mati Logoreci, Lek Dukagjini dhe Haziz Tola, qellimi i takimit ka qenë për të ndërgjegjësuar institucionet dhe komunitetin për rëndësin e edukimit të hershëm.
Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me Nevo Koncepti (NVK) dhe Vizioni 02 zbaton projektin “Rritja e pjesëmarrjes në edukimin e hershëm dhe arsimin fillor cilësor” i cili përkrahet nga Roma Education Fund – REF dhe Bashkimi Evropian përmes projektit regjional “Rritja e mundësive të edukimit për nxënësit, studentët dhe të rinjtë rom në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi”.