Në kuadër të tre (3) SHFMU -ve, Mati Logoreci, Lek Dukagjini dhe Haziz Tola, janë organizuar disa aktivitete ndërkulturore me qëllim të informimit dhe ndërgjegjësimit të fëmijëve për të drejtat e fëmijve,datat ndërkultutore, kulturën dhe identitetin e etnive të ndryshme, veqanarishtë manifestimin e festës së komunitetit Rom.
Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me Nevo Koncepti (NVK) dhe Vizioni 02 zbaton projektin “Rritja e pjesëmarrjes në edukimin e hershëm dhe arsimin fillor cilësor” i cili përkrahet nga Roma Education Fund – REF dhe Bashkimi Evropian përmes projektit regjional “Rritja e mundësive të edukimit për nxënësit, studentët dhe të rinjtë rom në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi”.