Home » Postime » Themelohen grupet shkollore në 2 shkolla fillore.

Themelohen grupet shkollore në 2 shkolla fillore.

OJQ “Nevo Koncepti”, në kuadër të projektit “Promovimi dhe Realizimi i të Drejtave të Romëve në Kosovë dhe Shqipëri”, me datën 30 gusht, ka themeluar grupet shkollore, të përbëra nga prindër dhe nxënëns, në këto shkolla fillore:

  1. Hysen Rexhepi – Prizren dhe
  2. Asim Vokshi – Prishtinë,

Gjatë këtyre takimeve u synua të ndërgjegjësohen prindërit dhe nxënësit për rëndësinë e arsimit, u diskutua për rolin e prindërve në jetën shkollore të fëmijës, dukurinë e braktisjes së shkollës dhe mekanizmat për parandalim të braktisjes si dhe u prezantuan hapat që duhet ndjekur për të bërë regjistrimin e suksesshëm të fëmijëve në shkollë.

Këto grupe do të jenë aktive gjatë gjithë vitit shkollor, duke synuar fuqizimin e prindërve dhe fëmijëve në favor të mundësive të edukimit.

Ky projekt zbatohet nga konsorciumi i partnerëve: Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), Nevo Koncepti (NVK), dhe Drejtësi Sociale (DS), në partneritet me Karl Kubel Stiftung (KKS), dhe me përkrahje financiare të Ministrisë Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ).

English:

School groups were established in 2 primary schools.

The NGO “Nevo Koncepti”, within the project “Promotion and Realization of the Rights of Roma in Kosovo and Albania”, on August 30th , has established school groups, composed of parents and students, in these elementary schools:

  1. Hysen Rexhepi – Prizren dhe
  2. Asim Vokshi – Prishtina,

During these meetings, it was aimed to make parents and students aware of the importance of education, the role of parents in the school life of the child was discussed, , the phenomenon of school dropouts and the mechanisms for preventing dropouts were discussed and the steps to be followed in order to successfully enroll children in school were presented.

These groups will be active throughout the school year, aiming to empower parents and children in favor of educational opportunities.

This project is implemented by the consortium of partners: Kosovo Foundation for Open Society (KFOS), Nevo Koncepti (NVK), and Social Justice (DS), in partnership with Karl Kubel Stiftung (KKS), and with financial support from the German Ministry for Economic Cooperation and Development (BMZ).