Në kuadër të projektit “Promovimi dhe Realizimi i të Drejtave të Romëve në Kosovë dhe Shqipëri”, nën organizimin e OJQ “Nevo Koncepti”, janë themeluar grupet shkollore, të përbëra nga prindër dhe nxënës, në këto shkolla fillore:
- „Abdyl Frashëri“– Prizren dhe
- „26 Marsi“ – Landovicë,
Gjatë këtyre takimeve u synua të ndërgjegjësohen prindërit dhe nxënësit për rëndësinë e arsimit, u diskutua për rolin e prindërve në jetën shkollore të fëmijës si dhe dukurinë e braktisjes së shkollës dhe mekanizmat për parandalim të braktisjes dhe mosregjistrimit në shkollë.
Këto grupe do të jenë aktive gjatë gjithë vitit shkollor, duke synuar fuqizimin e prindërve dhe fëmijëve në favor të mundësive të edukimit.
Ky projekt zbatohet nga konsorciumi i partnerëve: Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), Nevo Koncepti (NVK), dhe Drejtësi Sociale (DS), në partneritet me Karl Kubel Stiftung (KKS), dhe me përkrahje financiare të Ministrisë Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ).
English:
School groups were established in 2 primary schools.
Within the project “Promotion and Realization of the Rights of Roma in Kosovo and Albania”, under the organization of NGO “Nevo Koncepti” school groups, composed of parents and students, were established in the following elementary schools:
- Hysen Rexhepi – Prizren dhe
- Asim Vokshi – Prishtina,
During these meetings, it was aimed to make parents and students aware of the importance of education, the role of parents in the school life of the child was discussed, as well as the phenomenon of school dropout and the mechanisms for preventing dropout and non-registration in school.
These groups will be active throughout the school year, aiming to empower parents and children in favor of educational opportunities.
This project is implemented by the consortium of partners: Kosovo Foundation for Open Society (KFOS), Nevo Koncepti (NVK), and Social Justice (DS), in partnership with Karl Kubel Stiftung (KKS), and with financial support from the German Ministry for Economic Cooperation and Development (BMZ).