OJQ “Nevo Koncepti” në kuadër të projektit “ Përmirësimi i gjendjes së arsimit të fëmijëve Rom, Aashkali, Egjiptian dhe të tjerë”, për nder të Ditës Botërore të të Moshuarve, Postës, Larjes së Duarve dhe Ushqimit ka zhvilluar aktivitete të ndryshme me fëmijët e qendrave mësimore“Mati Logoreci”, “Lekë Dukagjini dhe “Dy Dëshmorët”.
Mësimdhënësit, tutoret dhe fëmijët për nder të ditëve botërore kanë punuar punime të ndryshme duke përcjellur mesazhe bashkëmoshatarëve të tyre për më shumë kujdesje dhe respekt ndaj të moshuarve, të urojmë festat apo ditëlindjet njeri-tjetrit përmes postës kur ndodhemi larg njëri tjetrit, të kujdesemi për shëndetin tonë duke u kujdesur për higjienën personale- larjen e duarve dhe duke konsumuar ushqim të shëndetshëm.
Projekti: “ Përmirësimi i gjendjes së arsimit të fëmijëve Rom, Aashkali, Egjiptian dhe të tjerë”, financuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit- Republika e Kosovës.
ENG
Activities in honor of the World Day of Older Persons, Post, Handwashing and Food
In honor of world days, teachers, tutors and children have worked on various projects, conveying messages to their peers for more care and respect for the elderly, to wish each other holidays or birthdays through post when we are far from each other, to take care for our health by taking care of personal hygiene – washing hands and consuming healthy food.
Project: “Improving the state of education of Roma, Aashkali, Egyptian and other children” financed by the Ministry of Education, Science, Technology and Innovation – Republic of Kosovo.