oJQ – NEVO KONCEPTI

Rreth nesh

Themeluar më 26.11.2014

OJQ – Nevo koncepti

Nevo Koncepti është organizatë joqeveritare e themeluar më 26 Nëntor 2014, si vazhdimësi e aktiviteteve të shumta që nga paslufta të aktivistëve romë. Themeluesit e organizatës janë intelektualët romë, të cilët për shumë vite kanë qenë të angazhuar në mënyra të ndryshme dhe kanë kontribuar në fuqizimin dhe përparimin e situatës së romëve në pjesë të ndryshme të Kosovës, fillimisht duke përfshirë Prizrenin, Gjakovën, Ferizajin, Pejën, Rahovecin, Fushë Kosovën, dhe Suharekën, duke vazhduar më pas edhe në gjithë territorin e vendit bashkë me partnerë të organizatave joshumicë. 

Paraqet një deklaratë të përpiktë që përshkruan se çfarë ideale duhen të arrihen, apo një situatë të dëshiruar pas një periudhe kohore afatgjate, në rastin tonë pas një periudhe 3 vjeçare. Kjo është një pjesë e rëndësishme e strategjive të zhvillimit dhe të drejtimit strategjik. Është vlerësuar sipas kritereve të mëposhtme: i orientuar drejt së ardhmes bazuar në supozime të arsyeshme, të arritshme, të përshtatshme, frymëzuese, të dobishme dhe ambicioze.

Paraqet një deklaratë të përpiktë që i përshkruan hapat dhe obligimet që organizata do t’i marrë mbi vete për të arritur vizionin, në rastin tonë obligimet që do t’i merr mbi vete NVK gjatë zbatimit të dokumentit strategjik. Flitet më shumë rreth organizatës që përcakton qëllimin e tij dhe mënyrën e funksionimit.

Objektivat strategjike

1. Sigurimi i gjithëpërfshirjes si dhe përkrahja e institucioneve arsimore për një arsim sa më cilësor.


2. Rritja e mirëqenies së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas përmes ndikimit të politikave shëndetësore/sociale gjithpërfshirëse.


3. Fuqizimi socio-ekonomik i komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas përmes ndërmjetësimit në punësim, informimit dhe ngritjen e kapaciteteve  të komuniteteve për tregun e punuës.


4. Respektimi, promovimi dhe realizimi i te drejtave te njeriut, specifikisht i fëmijëve, grave dhe vajzave dhe te rinjve.

DREJTORI EKZEKUTIV
OSMAN OSMANI

Aaktivist i dalluar i shoqërisë civile në Kosovë, që njihet veçanërisht për angazhimin e tij për të drejtat e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian.

Ka lindur në vitin 1962. Me profesion është inxhinier i tekstilit. Prej pasluftës ka punuar në projekte të ndryshme për arsimimin e fëmijëve Romë, Ashkali dhe Egjiptian.

Nga marsi i vitit 2003 ka qenë drejtor i OJQ-në “Iniciativa 6”, në kuadër të cilës organizatë deri në vitin 2014 ka menaxhuar projekte të shumta për arsimimin e fëmijëve Romë, Ashkali dhe Egjiptian në Komunat Prizren, Fushë Kosovë, Gjakovë, Pejë e Rahovec.

Prej vitit 2014 është drejtori ekzekutiv i OJQ-së “Nevo Koncepti”, duke kontribuar në zbatimin e projekteve që për qëllim kanë rritjen e numrit të fëmijëve Romë, Ashkali dhe Egjiptian të përfshirë në arsimin parafillor, fillor, të mesëm dhe universitar; zvogëlimin e braktisjes së shkollimit; ndërgjegjësimin e komuniteteve për rëndësinë e arsimit, edukimin shëndetësor dhe social, respektimin e drejtave të fëmijëve, etj.

Si aktivist i shoqërisë civile nga radhët e komunitetit rom nga viti 2018 është anëtar i Komitetit për Komunitete të Kuvendit të Komunës së Prizrenit. Në këtë Komitet komunal ka qenë anëtar edhe prej vitit 2015 deri në vitin 2017.

Gjithashtu, në nivel qendror dhe lokal, për afër më shumë se një dekadë ka marrë pjesë në hartimin e politikave publike për avancimin e të drejtave dhe pozitës së komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian.

Anëtarët e Bordit
Daut Qylangji

KRYETAR

Antigona Shestan

ANËTARE

Islam Elshani

ANËTAR