Më datë 03.07.2025 vazhdoi dita e dytë e Shkollës Verore me pjesëmarrjen e nxënësve nga
shkollat partnere të komunës së Prizrenit, Gjakovës dhe Fushë Kosovës. Gjatë kësaj dite, u
zhvilluan aktivitete të ndryshme që lidhen me shkathtësitë emocionale, rëndësinë dhe mbrojtjen e
mjedisit, orientimin në karrierë, si dhe aktivitete argëtuese përcjellëse.
Gjithashtu, u realizua një aktivitet shumë i rëndësishëm në lidhje me parandalimin e
paragjykimeve dhe stereotipeve, me qëllim të promovimit të tolerancës, pranimit dhe
bashkëjetesës në mesin e kulturave të ndyshme. Ky aktivitet synon të rrisë vetëdijen për
respektimin e dallimeve dhe ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.
Qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve është orientimi i nxënësve drejt karrierës së tyre të
ardhshme, duke i përgatitur ata për një të ardhme më të sigurt dhe për një pozitë më të denjë dhe
të qëndrueshme në tregun e punës.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i Komuniteteve të Cenueshme të
Kosovës përmes Qasjes më të Mirë dhe të Barabartë në Tregun e Punës – ADA”. Projekti
financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim, me fonde nga Bashkëpunimi Austriak për
Zhvillim dhe mbështetje financiare nga Save the Children, ndërsa zbatohet nga OJQ “Nevo
Koncepti”.
English
The third day of the Summer School
On July 3rd, 2025, the third day of the Summer School continued with the participation of students from
partner schools in the municipalities of Prizren, Gjakova, and Fushë Kosovë. During the day, a variety of
activities were implemented, focusing on emotional skills, the importance and protection of the
environment, career orientation, and various recreational and fun activities.
In addition, a very important session was held on preventing prejudice and stereotypes, aiming to
promote tolerance, acceptance, and coexistence among youth. This activity is designed to raise
awareness about respecting differences and building a more just and inclusive society.
The main objective of these activities is to guide students towards their future careers, preparing
them for a more secure future and for a dignified and sustainable position in the labor market.
This activity is implemented within the project “Empowering Vulnerable Communities in
Kosovo through Better and Equal Access to the Labor Market – ADA”. The project is funded by
the Austrian Development Agency, with contributions from the Austrian Development
Cooperation, and financial support from Save the Children, and is implemented by the NGO
“Nevo Koncepti”.




