Më 6 mars, 2025 nga Kryetari I Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe Drejtori Ekzekutiv I Organizatës Jo-qeveritare “Nevi Koncepti”, Osman Osmani u nënshkrua Memorandumi I Mirëkuptimit për realizimin e Projektit “Promovimi dhe Realizimi i të Drejtave të Romëve në Kosovë dhe Shqipëri – P7414”. Projekti është i financuar nga Ministria gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik-BMZ, Karl Kubel Stiftung-KKS, dhe nga KFOS-i.

Ky Memorandum ka për qëllim të arrijë mirëkuptim të gjerë e të përbashkët për përkrahjen të cilën palët do ta japin për aktivitetet e projektit “Promovimi dhe Realizimi i të Drejtave të Romeve në Kosovë dhe Shqipëri” në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe të punësueshmërisë në 6 qendra mësimore të komuniteteve në Komunën e Pejës (Pejë, Vitomiricë, Poçestë, Gllogjan, Zahaq, Kliçinë).

Similar Posts