Gjatë muajit prill ,në kuadër të projektit “Rritja e përfshirjes në edukimin parashkollor dhe fillor”, janë realizuar aktivitete Outdoor Activity me fëmijët e katër shkollave partnere.

Aktivitetet janë zhvilluar në ambient të jashtëm dhe në natyrë, duke u ofruar fëmijëve mundësi për të mësuar përmes lojës, lëvizjes dhe përvojës së drejtpërdrejtë.

Fëmijët kanë marrë pjesë në lojëra dhe aktivitete motorike edukative, të cilat kanë kontribuar në zhvillimin e aftësive të tyre fizike, sociale dhe bashkëpunuese, si dhe në shëtitje në natyrë.

Aktivitetet janë realizuar me mbështetjen e stafit të shkollës, përfshirë drejtorët dhe edukatorët, të cilët kanë siguruar mbarëvajtjen dhe organizimin e suksesshëm të tyre.
Projekti “Rritja e përfshirjes në edukimin parashkollor dhe fillor” është i financuar nga Bashkimi Evropian (DG ENEST) dhe Roma Education Fund (REF) dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me Nevo Koncepti.

Similar Posts