OJQ Nevo Koncepti më 13-15.06.2025 organizoi trajnimin “Ngritja e kapaciteteve të mobilizuesve të
komunitetit në fushën e edukimit”, mbajtur në Durrës.

Tranimi u organizua në kuadër të Projektit “Promovimi dhe Realizimi i të Drejtave të Romëve në Kosovë
dhe Shqipëri”, financuar nga Ministria gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik / BMZ, Karl
Kubel Stiftung / KKS, dhe nga KFOS-i. Projekti synon të punojë në përmirësimin e gjendjes së komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në fushën e arsimit, të shëndetësisë dhe punësueshmërisë, si dhe të lehtësojë integrimin e komuniteteve në shoqëri përmes përmirësimit të çasjes në shërbime në këto fusha.

Pjesëmarrës ishin 29 mobilizues komuniteti, prej tyre 17 djem dhe burra si dhe 12 vajza dhe gra.
Pjesëmarrësit ishin nga 7 komuna, 28 shkolla / lokacione të targetuara nga Projekti.

Trajnimi kishte për qëllim rritjen e kapaciteteve të mobilizuesve lokal të komunitetit që punojnë
drejtpërdrejt me familje dhe individë të komuniteteve të margjinalizuara, shkolla dhe institucione
arsimore, me theks të veçantë tek përfshirja e fëmijëve në procesin arsimor, parandalimin e braktisjeve
dhe përmirësimin e suksesit. Trajner ishte Petrit Tahiri, Drejtor Ekzekutiv I Qendrës për Arsim I Kosovës /
KEC.

OJQ Nevo Koncepti do të vazhdojë me ngritjen e kapaciteteve të mobilizuesve të terrenit përmes
trajnimeve në fushën e shëndetësisë dhe të punësueshmërisë dhe të temave tjera që do të lehtësojnë
punën në terren dhe arritjen e objektivave.

Similar Posts