OJQ “Nevo Koncepti” në kuadër të projektit ‘’Parandalimi i braktisjes, përmirësimi i vijueshmërisë së shkollimit dhe ngritja e suksesit të nxënësve me probleme në mësimnxënie nga radhët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian përmes mbështetjes me orë plotësuese dhe aktivitete përcjellëse arsimore’’(PPNOA) me 08, 09, 22 dhe 23 Qershor 2024 zhvilloi Kampin Veror me fëmijët e qendrave mësimore “Dy Dëshmorët”, “Lekë Dukagjini” dhe “Mati Logoreci” në qendrën mësimore “Mati Logoreci”
Fëmijët gjatë këtyre katër ditëve në kampin veror kishin mundësinë të socializohen me njëri-tjetrin, të bashkëpunojnë në zhvillimin e lojrave dhe aktiviteteve të tjera si, aktrim , këndim, pikturë ,punë në grupe, të bashkëbisedojnë mes vete, të mësojnë së bashku dhe të japin opinionin e tyre rreth ndikimit të çdo aktiviteti të zhvilluar në kamp.
Fëmijët gjatë gjithë kohës ishin aktiv, shkëmbenin dijen dhe ndihmonin njëri- tjetrin në zhvillimin e aktiviteteve të parapara në agjenden ditore të kampit.
Projekti: ”Parandalimi i braktisjes, përmirësimi i vijueshmërisë së shkollimit dhe ngritja e suksesit të nxënësve me probleme në mësimnxënie nga radhët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian përmes mbështetjes me orë plotësuese dhe aktivitete përcjellëse arsimore’’ (PPNOA), financuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit- Republika e Kosovës.
ENG
Activity: Sammer Camp
NGO “Nevo Koncepti” the project “Preventing dropouts, improving the continuity of schooling and increasing the success of students with learning problems from the ranks of the Roma, Ashkali and Egyptian communities through support with additional hours and educational follow-up activities” (PPNOA) on 8 , 9,22 and 23 June , 2024, developed Sammer Camp with the children of the educational centers “Dy Dëshmorët”, “Lekë Dukagjini” and “Mati Logoreci”. In learning center “Mati Logoreci”
During these four days at the summer camp, the children had the opportunity to socialize with each other, to cooperate in the development of games and other activities such as acting, singing, painting, working in groups, to communicate with each other, to learn together and to give the opinion of about the impact of each activity developed.
The children were active all the time, sharing knowledge and helping each other in the development of the activities planned in the camp’s daily agenda.
Project: “”Preventing dropouts, improving the continuity of schooling and increasing the success of students with learning problems from the ranks of the Roma, Ashkali and Egyptian communities through support with supplementary hours and educational follow-up activities’’ (PPNOA), financed by the Ministry of Education, Science, Technology and Innovation – Republic of Kosovo.