Gjatë muajve shtator dhe tetor, Nevo Koncepti, në kuadër të projektit “Promovimi dhe Realizimi i të Drejtave të Romëve në Kosovë dhe Shqipëri”, në kuadër të përpjekjeve për integrimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në tregun e punës, si dhe për rritjen e mundësive për punësim dhe zhvillim profesional ka realizuar takime me drejtorë dhe përfaqësues të Zyrave të Punësimit dhe Qendrave për Aftësim Profesional në shtatë komuna të Kosovës: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Mitrovicë e Jugut dhe Klinë
Qëllimi i këtyre takimeve ka qenë koordinimi ndërinstitucional dhe dakordimi për organizimin e sesioneve të përbashkëta informuese me grupet e punësimit në komunat përkatëse. Gjatë këtyre sesioneve do të prezantohen shërbimet që ofrohen nga të dy institucionet, me synim nxitjen e pjesëmarrjes dhe shfrytëzimit të këtyre mundësive nga anëtarët e komuniteteve.
Ky projekt zbatohet nga konsorciumi i partnerëve: Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), Nevo Koncepti (NVK), dhe Drejtësi Sociale (DS), në partneritet me Karl Kübel Stiftung (KKS), dhe me përkrahje financiare të Ministrisë Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).
English:
Meetings with Directors and Officials of Employment Offices and Vocational Training Centers in Seven Municipalities of Kosovo
During the month of September, Nevo Koncepti, within the framework of the project “Promotion and Realization of Roma Rights in Kosovo and Albania”, as part of efforts to promote the integration of Roma, Ashkali, and Egyptian communities into the labor market and to enhance opportunities for employment and professional development, held meetings with directors and representatives of the Employment Offices and Vocational Training Centers in six municipalities of Kosovo: Prishtina, Prizren, Peja, Gjakova, Ferizaj, South Mitrovica dhe Klina.
The purpose of these meetings was to foster inter-institutional coordination and to agree on organizing joint information sessions with employment groups in the respective municipalities. These sessions will present the services offered by both institutions, with the aim of encouraging participation and utilization of these opportunities by community members.
This project is implemented by a consortium of partners: Kosovo Foundation for Open Society (KFOS), Nevo Koncepti (NVK), and Social Justice (DS), in partnership with the Karl Kübel Stiftung (KKS), and with financial support from the German Ministry for Economic Cooperation and Development (BMZ) and the Kosovo Foundation for Open Society (KFOS).
