OJQ “Nevo Koncepti”, në kuadër të projektit “Fuqizimi i Komuniteteve të Cenueshme të Kosovës përmes Qasjes më të Mirë dhe të Barabartë në Tregun e Punës – ADA”, më 27 mars 2026, organizoi një takim “Ballë për Ballë” ndërmjet nxënësve dhe përfaqësuesve të bizneseve. Ky aktivitet shërbeu si një platformë për shkëmbimin e informacionit lidhur me sistemin e arsimit dual, mundësitë për punë praktike, si dhe kërkesat aktuale të tregut të punës.
Takimi u karakterizua nga një pjesëmarrje e lartë dhe interes i theksuar nga ana e nxënësve. Në këtë aktivitet morën pjesë nxënësit e Qendrës së Karrierës “11 Marsi”, si dhe nxënës të kësaj shkolle, ndërsa nga sektori privat ishin të pranishme bizneset: Zinkunia, Proron Cable, Abazaj dhe Metalpunues “Endriti”.
Qëllimi i organizimit të këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit ndërmjet sistemit arsimor dhe tregut të punës, rritja e mundësive për përfshirjen e të rinjve në forma të ndryshme të angazhimit praktik dhe punësimit, si dhe krijimi i një hapësire komunikimi të drejtpërdrejtë ndërmjet nxënësve dhe bizneseve. Përmes këtij bashkëpunimi, nxënësit patën mundësinë të informohen më qartë mbi kërkesat reale të tregut dhe të zhvillojnë kompetencat e nevojshme për integrim të suksesshëm profesional.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Fuqizimi i Komuniteteve të Cenueshme të Kosovës përmes Qasjes më të Mirë dhe të Barabartë në Tregun e Punës – ADA”, i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), me fonde nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim, si dhe me mbështetje financiare nga Save the Children, ndërsa zbatohet nga OJQ “Nevo Koncepti”.
English:
NGO “Nevo Koncepti”, within the framework of the project “Empowering Vulnerable Communities in Kosovo through Improved and Equal Access to the Labour Market – ADA”, organized a “Face-to-Face” meeting on March 27, 2026, bringing together students and business representatives. This activity served as a platform for exchanging information on dual education, practical work opportunities, and current labour market requirements.
The meeting was marked by strong participation and a high level of interest from the students. Participants included students from the Career Center “11 Marsi”, as well as other students from the same school. Representatives from the private sector also attended, including businesses such as Zinkunia, Proron Cable, Abazaj, and Metalpunues “Endriti”.
The purpose of this meeting was to strengthen the linkage between the education system and the labour market, increase opportunities for youth engagement in practical training and employment, and create a direct communication platform between students and businesses. Through this interaction, students were able to gain clearer insights into real market demands and further develop the skills necessary for successful professional integration.
This activity was implemented within the framework of the project “Empowering Vulnerable Communities in Kosovo through Improved and Equal Access to the Labour Market – ADA”, funded by the Austrian Development Agency (ADA) with funds from Austrian Development Cooperation, and with financial support from Save the Children, and implemented by NGO “Nevo Koncepti”.

