Osman Osmani 

Aaktivist i dalluar i shoqërisë civile në Kosovë, që njihet veçanërisht për angazhimin e tij për të drejtat e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian.

Ka lindur në vitin 1962. Me profesion është inxhinier i tekstilit. Prej pasluftës ka punuar në projekte të ndryshme për arsimimin e fëmijëve Romë, Ashkali dhe Egjiptian.

Nga marsi i vitit 2003 ka qenë drejtor i OJQ-në “Iniciativa 6”, në kuadër të cilës organizatë deri në vitin 2014 ka menaxhuar projekte të shumta për arsimimin e fëmijëve Romë, Ashkali dhe Egjiptian në Komunat Prizren, Fushë Kosovë, Gjakovë, Pejë e Rahovec.

Prej vitit 2014 është drejtori ekzekutiv i OJQ-së “Nevo Koncepti”, duke kontribuar në zbatimin e projekteve që për qëllim kanë rritjen e numrit të fëmijëve Romë, Ashkali dhe Egjiptian të përfshirë në arsimin parafillor, fillor, të mesëm dhe universitar; zvogëlimin e braktisjes së shkollimit; ndërgjegjësimin e komuniteteve për rëndësinë e arsimit, edukimin shëndetësor dhe social, respektimin e drejtave të fëmijëve, etj.

Si aktivist i shoqërisë civile nga radhët e komunitetit rom nga viti 2018 është anëtar i Komitetit për Komunitete të Kuvendit të Komunës së Prizrenit. Në këtë Komitet komunal ka qenë anëtar edhe prej vitit 2015 deri në vitin 2017.

Gjithashtu, në nivel qendror dhe lokal, për afër më shumë se një dekadë ka marrë pjesë në hartimin e politikave publike për avancimin e të drejtave dhe pozitës së komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian.

 

Kontakti:

Tel:       +383 (0) 44 265 741

E-mailo.osmani@nevokoncepti.org

             & oosmani2002@yahoo.com