OJQ “Nevo Koncepti”, në kuadër të projektit “Fuqizimi i Komuniteteve të Cenueshme të Kosovës përmes Qasjes më të Mirë dhe të Barabartë në Tregun e Punës – ADA”, më 07 nëntor 2025 ka filluar  trajnimin katërditor me nxënësit e shkollës së mesme teknike “11 Marsi” në Prizren.

Ky trajnim ka për qëllim rritjen e njohurive dhe zhvillimin e aftësive jetësore (Life Skills for Success), të cilat ndihmojnë të rinjtë të përgatiten më mirë për jetën profesionale dhe përfshirjen aktive në tregun e punës.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i Komuniteteve të Cenueshme të Kosovës përmes Qasjes më të Mirë dhe të Barabartë në Tregun e Punës – ADA”, i cili financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), me fonde nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim dhe me mbështetje financiare nga Save the Children, ndërsa zbatohet nga OJQ “Nevo Koncepti.”

The NGO “Nevo Koncepti”, within the framework of the project “Empowering Vulnerable Communities in Kosovo through Better and Equal Access to the Labor Market – ADA”, on November 7, 2025, launched a four-day training with students of the Technical High School “11 Marsi” in Prizren.

This training aims to enhance knowledge and develop essential life skills (Life Skills for Success) that help young people better prepare for professional life and active participation in the labor market.

This activity is implemented as part of the project “Empowering Vulnerable Communities in Kosovo through Better and Equal Access to the Labor Market – ADA,” which is funded by the Austrian Development Agency (ADA), with funds from the Austrian Development Cooperation and financial support from Save the Children, and implemented by the NGO “Nevo Koncepti.”

Similar Posts