Home » Postime » Mbahet punëtoria për hartimin e Planit të Veprimit Kundër Braktisjes dhe Mosregjistrimit të Shkollës 2024-2026, për Komunën e Prizrenit.

Mbahet punëtoria për hartimin e Planit të Veprimit Kundër Braktisjes dhe Mosregjistrimit të Shkollës 2024-2026, për Komunën e Prizrenit.

Me datë 12-14 qershor 2024, nën përkrahjen e Nevo Konceptit, është mbajtur punëtoria për hartimin e Planit të Veprimit Kundër Braktisjes dhe Mosregjistrimit të Shkollës 2024-2026, për Komunën e Prizrenit.

Kjo punëtori u realizua në kuadër të projektit “Promovimi dhe Realizimi i të Drejtave të Romëve në Kosovë dhe Shqipëri”,  projekt ky i cili po zbatohet nga konsorciumi i partnerëve: Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), Nevo Koncepti (NVK), dhe Drejtësi Sociale (DS), në partneritet me Karl Kubel Stiftung (KKS), dhe me përkrahje financiare të Ministrisë Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ).

Ekipi për Paranadalim dhe Reagim kundër Braktisjes dhe Mosregjistrimit të Nxënësëve në Arsimin Parauniversitar i komunës së Prizrenit, përfshirë personelin nga organizatat e shoqërisë civile me përvojë në këtë drejtim ishin pjesë e grupit punues për hartimin e këtij plani.

The workshop for the drafting of the Action Plan Against School Dropout and Non-Registration 2024-2026, for the Municipality of Prizren was held.

On June 12-14, 2024, under the support of Nevo Koncepti, a workshop for the drafting of the Action Plan Against School Dropout and Non-Registration 2024-2026, for the Municipality of Prizren was held.

This workshop was carried out within the project “Promotion and Realization of the Rights of Roma in Kosovo and Albania”, which is being implemented by the consortium of partners: Kosovo Foundation for Open Society (KFOS), Nevo Koncepti (NVK), and Social Justice (DS), in partnership with Karl Kubel Stiftung (KKS), and with the financial support of the German Ministry for Economic Cooperation and Development (BMZ).

The Team for Prevention and Response against Abandonment and Non-Enrollment of Students in Pre-University Education of the municipality of Prizren, including personnel from civil society organizations with experience in this direction were part of the working group for the drafting of this plan.