Asambleja e Fëmijëve në Prizren mbajti mbledhjen e saj të rregullt, ku anëtarët diskutuan për disa çështje të rëndësishme që ndërlidhen me mirëqenien e fëmijëve në komunitet. Gjatë takimit, u hartua plani i punës për periudhën e ardhshme, duke u fokusuar në disa nisma për përmirësimin e kushteve në shkolla dhe krijimin e mundësive më të mira për aktivitete jashtëshkollore. Po ashtu, u diskutuan mënyrat e promovimit të të drejtave të fëmijëve dhe angazhimi i tyre në vendimmarrje, si dhe mundësitë për të rritur pjesëmarrjen e fëmijëve në aktivitete. Anëtarët e Asamblesë përcaktuan hapat e nevojshëm për realizimin e këtyre aktiviteteve dhe angazhuan për t’i sjellë ndryshimet që janë të nevojshme për një mjedis më të sigurt dhe më mbështetës për të rinjtë.


