Gjithashtu, më 24 mars, 2025 nga Nënkryetari I Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj dhe Drejtori Ekzekutiv I Organizatës Jo-qeveritare “Nevi Koncepti”, Osman Osmani u nënshkrua I njëjti Memorandum I Mirëkuptimit për realizimin e Projektit “Promovimi dhe Realizimi i të Drejtave të Romëve në Kosovë dhe Shqipëri – P7414” në Komunën e Prishtinës.
Këto Memorandume kanë për qëllim që të arrijnë mirëkuptim të gjerë e të përbashkët për përkrahjen të cilën palët do ta japin për aktivitetet e projektit “Promovimi dhe Realizimi i të Drejtave të Romeve në Kosovë dhe Shqipëri” në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe të punësueshmërisë në 5 qendra mësimore në Komunën e Prizrenit dhe 1 qendër mësimore në Komunën e Prishtinës.