OJQ “Nevo Koncepti”, më datë 17 Nëntor 2025, në kuadër të projektit “Fuqizimi i Komuniteteve të Cenueshme të Kosovës përmes Qasjes më të Mirë dhe të Barabartë në Tregun e Punës – ADA”, ka përfunduar me sukses trajnimet 32-orëshe me nxënësit e Shkollës së Mesme të Lartë Teknike “11 Marsi” në Prizren, në modulin “Life Skills for Success”.
Qëllimi i këtij trajnimi ka qenë fuqizimi i nxënësve me aftësi jetësore thelbësore që u ndihmojnë atyre të zhvillojnë vetëbesimin, të përmirësojnë komunikimin ndërpersonal, të ndërtojnë mendim kritik, të njohin vlerat personale dhe të përgatiten në mënyrë më të mirë për sfidat akademike, profesionale dhe shoqërore. Përmes aktiviteteve praktike, punës në grup dhe diskutimeve interaktive, nxënësit kanë pasur mundësinë të zhvillojnë kompetenca të rëndësishme për sukses në tregun e punës dhe në jetën e përditshme.
Ky aktivitet është zhvilluar në kuadër të projektit “Fuqizimi i Komuniteteve të Cenueshme të Kosovës përmes Qasjes më të Mirë dhe të Barabartë në Tregun e Punës – ADA”, i cili financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), me fonde nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim dhe me mbështetje financiare nga Save the Children, ndërsa zbatohet nga OJQ “Nevo Koncepti”.
Completion of the “Life Skills for Success” Training
On November 17, 2025, the NGO “Nevo Koncepti”, within the project “Empowering Vulnerable Communities in Kosovo through Better and Equal Access to the Labor Market – ADA”, successfully completed a 32-hour training program with the students of the Technical High School “11 Marsi” in Prizren, under the module “Life Skills for Success.”
The purpose of this training was to equip students with essential life skills that help them build self-confidence, improve interpersonal communication, develop critical thinking, recognize personal values, and better prepare for academic, professional, and social challenges. Through practical activities, group work, and interactive discussions, students had the opportunity to strengthen key competencies necessary for success in the labor market and in everyday life.
This activity was carried out within the project “Empowering Vulnerable Communities in Kosovo through Better and Equal Access to the Labor Market – ADA”, funded by the Austrian Development Agency (ADA), with contributions from the Austrian Development Cooperation and with financial support from Save the Children, implemented by the NGO “Nevo Koncepti.”


