OJQ “Nevo Koncepti”, në kuadër të projektit “Promovimi dhe Realizimi i të Drejtave të Romëve në Kosovë dhe Shqipëri”, në muajin shtator ka përfunduar themelimin e grupeve shkollore, të përbëra nga prindër dhe nxënëns, në 28 shkolla fillore në 7 Komuna të Kosovës: Prishtinë, Mitrovë Jugore, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjakovë dhe Klinë.
Gjatë këtyre takimeve themeluese u synua të ndërgjegjësohen prindërit dhe nxënësit për rëndësinë e arsimit, u diskutua për rolin e prindërve në jetën shkollore të fëmijës, dukurinë e braktisjes së shkollës dhe mekanizmat për parandalim të braktisjes si dhe u prezantuan hapat që duhet ndjekur për të bërë regjistrimin e suksesshëm të fëmijëve në shkollë.
Këto grupe do të jenë aktive gjatë gjithë vitit shkollor, duke synuar fuqizimin e prindërve dhe fëmijëve në favor të mundësive të edukimit.
Ky projekt zbatohet nga konsorciumi i partnerëve: Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), Nevo Koncepti (NVK), dhe Drejtësi Sociale (DS), në partneritet me Karl Kubel Stiftung (KKS), dhe me përkrahje financiare të Ministrisë Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ).
English:
The establishment of school groups in 28 primary schools is completed
The NGO “Nevo Koncepti”, within the project “Promotion and Realization of Roma Rights in Kosovo and Albania”, on September has completed the establishment of school groups, composed of parents and students, in 28 primary schools in 7 municipalities of Kosovo: Prishtina, Southern Mitrova, Peja, Prizren, Ferizaj, Gjakova and Klina.
During these meetings, it was aimed to make parents and students aware of the importance of education, the role of parents in the school life of the child was discussed, the phenomenon of school dropouts and the mechanisms for preventing dropouts were discussed and the steps to be followed in order to successfully enroll children in school were presented.
These groups will be active throughout the school year, aiming to empower parents and children in favor of educational opportunities.
This project is implemented by the consortium of partners: Kosovo Foundation for Open Society (KFOS), Nevo Koncepti (NVK), and Social Justice (DS), in partnership with Karl Kubel Stiftung (KKS), and with financial support from the German Ministry for Economic Cooperation and Development (BMZ).