“Fuqizimi i komuniteteve të cenueshme të Kosovës përmes qasjes më të mirë dhe të barabartë në tregun e punës”
Kohëzgjatja e Projektit: 01.10.2023 deri më 30.09.2026.
“Fuqizimi i komuniteteve të cenueshme të Kosovës përmes qasjes më të mirë dhe të barabartë në tregun e punës” është projekt tre vjeçar i cili do të implementohet në tre komuna Prizren, Gjakovë dhe Fushë Kosovë.
Projekti finacohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim me fondet e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim me pjesëmarrje financiare nga Save the Childer dhe implementohet nga OJQ’’Nevo Koncepti’’.
Qëllimi i projektit është fuqizimi vajzave dhe djemve nga komunitetet romë, ashkali dhe egjiptian duke mbështetur në zhvillimin e njohurive, aftësive dhe mundësi të nevojshme
për një tranzicion të suksesshëm për moshat madhore dhe punë dinjëtoze të qëndrueshëm.
“Empowering the vulnerable communities of Kosovo through better and equal access to the labor market”
The duration of the project is from 01.10.2023 to 30.09.2026.
“Empowering the vulnerable communities of Kosovo through better and equal access to the labor market” is a three-year project that will be implemented in the three municipalities of
Prizren, Gjakovë and Fushë Kosovë.
The project is financed by the Austrian Development Agency with the funds of the Austrian Development Cooperation with financial participation from Save the Childer and is implemented by the NGO Nevo Koncepti.
The aim of the project is to empower girls and boys from the Roma, Ashkali and Egyptian communities by supporting the evelopment of knowledge, skills and opportunities necessary for
a successful transition to adulthood and dignified stable work.
“Promovimi dhe Realizimi i të Drejtave te Romëve në Kosovë dhe Shqipëri” është projekt i implementuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), Nevo Kocepti (NVK)/Kosovë dhe Drejtësi Sociale (DS)/Shqipëri, në partneritet me Karl Kubel Stiftung (KKS), dhe me përkrahje financiare të Ministrisë Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ).
Kohëzgjatja e projektit: 01.11.2023 – 30.04.2027
Projekti ka katër qëllime:
*Përmisimin e përfshirjes në shkollë dhe edukimin e fëmijëve romë.
*Përmisimin e integrimit të romëve në tregun e punës.
*Përmisimin e qasjes në kujdesin shëndetësor për romët
*Përmisimin e hartimit, zbatimit dhe vlerësimit të politikave për romët.
Përmes këtij projekti, në bashkëpunim me akterët relavant, synohet që të avokohet për të drejtat e komuniteti rom në arsim, punësim dhe shëndetësi, si dhe të fuqizohet shoqëria civile në ndikimin për ndryshim dhe hartim të politikave publike në nivel qendror dhe lokal, në përmisim të mirëqenies së komunitetit rom.
ENGLISH:
“Promotion and Realization of the Rights of Roma in Kosovo and Albania” is a project implemented by Kosovo Foundation for Open Society (KFOS), Nevo Koncepti (NVK)/Kosova, and Social Justice (SJ)/Albania, in partnership with Karl Kubel Stiftung (KKS), and with the financial support of German Ministry for Economic Cooperation and Development (BMZ).
Duration of the project: 01.11.2023 – 30.04.2027
Theproject has four goals:
*Improving the school inclusion and education of Roma children.
*Improving labour market integration.
*Improving access to health care for Roma.
*Improving evidence-based policy design, implementation and evaluation.
Through this project, in cooperation with the relevant stakeholders, it aims to advocate for roma community rights in education, employment and health, as well as to empower civil society in influencing change and drafting public policies at central and local level, in improving the welfare of the Roma community.
Parandalimi i Braktisjës, Përmirësimi i Vijueshmërisë së Shkollimit dhe Ngritja e Suksesit të Nxënësve me Probleme në Mësimnxënje nga Rradhët e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian Përmes Mbështetjes me Orë Plotësuese dhe Aktivitete Përcjellese Arsimore’’, financohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Kohëzgjatja e projektit: 01.09.2023 deri më 30.06.2024
Qëllimi i projektit është të ndikoj direkt te nxënësit e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian duke përmirësuar vijueshmërinë, parandalimin e braktisjes, ngritjen e suksesit të nxënësve me probleme në mësimnxënje, socializimin e fëmijëve dhe ngritjen e ndergjegjësimit të prindërve ndaj shkollimit të fëmijëve. Target grupi i projektit janë nxënësit nga klasa I – IX. Mesimi plotesues zhvillohet ne tre qendrat mësimore me bazë në shkollë: Lekë Dukagjini, Mati Logoreci në Prizren dhe Dy Dëshmoret në Pirane.
Promovimi diversitetit dhe gjuhës rome në komunën e Prizrenit
Kohëzgjatja: 1 korrik 2022-30 nëntor 2022.
Qëllimi i projektit mbetet në promovimin e qeverisjes së mirë përmes angazhimit të shoqërisë civile në nxitjen e pjesëmarrjes së komunitetit Rom në proceset vendimmarrëse në nivel lokal.
*Objektiva 1
Rritja e pjesëmarrjes së komunitetit rom në vendimmarrje lokale përmes ndikimit tek aktorët vendimmarrës në zyrtarizmin e njohjes së statusit të gjuhës rome si gjuhë në përdorim zyrtar në komunën e Prizrenit.
*Objektiva 2
Mobilizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC) në promovimin e vlerave të diversitetin kulturor dhe gjuhësor në komunën e Prizrenit.
Riintegrimi i të rikthyerve të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian nga Europa Perëndimore në Komunën e Prizrenit, Kosovë (REACH II)
Kohëzgjatja: mars 2019 deri dhjetor 2022
Ky projekt ka për qëllim të kontribuojë në përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë.
Saktësisht, qasja e tyre në edukim, shërbime sociale dhe në tregun e punës.
Projekti si target kryesor ka 4 lagje të Prizrenit me familje Rome, Ashkali dhe Egjiptiane të cilat janë rikthyer nga shtetet e Europës Perëndimore në Komunën e Prizrenit.
Fëmijët në nevojë Rom, Ashkali dhe Egjiptian, posaqërisht në këto 4 lagje, të integrohen në sistemin arsimor në klasët 1 deri 12 dhe të parandalohet braktisja e shkollës nga ana e tyre.
Të papunët Rom, Ashkali dhe Egjiptian, veçanërisht të rikthyerit, të zhvillojnë kapacitetet e tyre dhe aftësitë për punësim, të cilat ndihmojnë ata në përmirësimin e jetesës familjare pasur si ndermjetesues Asamblenë Komunale te Femijeve.
”Qeverisja e të Drejtave të Fëmijëve”
Kohëzgjatja e projektit: 01.06.2022 – 31.12.2026
”Qeverisja e të Drejtave të Fëmijëve” është projekt i implementuar nga Nevo Koncepti në partneritet me Save the Children Kosova/o dhe financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida). Qëllimi i projektit është avokimi për të drejtat e fëmijëve dhe ngritja e pjesmarrjes së fëmijëve në vendimmarrje në nivel lokal gjatë hartimit të politikave dhe gjatë
organizimit të ngjarjeve nga komuna e Prizrenit nëpërmjet krijimit të Asamblesë Komunale të Fëmijëve ne nivel të komunës nga 13 shkollat fillore të mesme të ulëta të komunës së Prizrenit.
‘Re/Integrimi i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve të cenueshëm dhe të kthyer në komunën e Pejës dhe të Suharekës, Kosovë (PROSPECT 3)
Projekti ‘’Re/Integrimi i Romëve,Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve të cenueshëm dhe të kthyer në komunën e Pejës dhe të Suharekës, Kosovë (PROSPECT 3)’’ , është projekt tre vjeçar i cili ka filluar të implementohet që nga data 01 Maj 2019 dhe do të zgjas deri më 31 Tetor 2022.Projekti është i përqendruar në katër komponente:Arsimim, Punësim, Shëndetësi dhe çështje Psiko Sociale. Projekti PROSPECT 3 financohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS) me mbështetjen e Qeverisë Gjermane dhe Fondacionit Gjerman Karl Kübel Stiftung für Kind und Familie (KKS).