Nevo Koncepti, në kuadër të projektit “Promovimi dhe Realizimi i të Drejtave të Romëve në Kosovë dhe
Shqipëri”, në kuadër të masave për orinetim në karrierë dhe përfshirje në tregun e punës, ka zhvilluar
takime dhe punëtori me 28 grupe të punësimit në 7 komuna të Kosovës: Prishtinë, Prizren, Pejë,
Gjakovë, Ferizaj, Mitrovicë e Jugut dhe Klinë.
Këto aktivitete janë fokusuar në fuqizimin e pjesëmarrësve dhe hapjen e mundësive në tregun e punës
duke i udhëzuar hap pas hapi mbi strukturën dhe përmbajtjen e një CV-je profesionale si dhe mënyrën e
shkrimit të një letre motivuese bindëse që reflekton aftësitë, përvojën dhe motivimin personal. Po
ashtu, është trajtuar përdorimi i platformave online për punësim, duke përfshirë krijimin dhe
përditësimin e profileve profesionale, kërkimin e vendeve të lira të punës dhe aplikimin korrekt në
mënyrë digjitale.
Ky projekt zbatohet nga konsorciumi i partnerëve: Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS),
Nevo Koncepti (NVK), dhe Drejtësi Sociale (DS), në partneritet me Karl Kübel Stiftung (KKS), dhe me
përkrahje financiare të Ministrisë Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe
Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).
English:
Employment and Professional Development – Workshops and Meetings with Employability Groups
Nevo Koncepti, within the framework of the project “Promotion and Realization of the Rights of Roma in
Kosovo and Albania”, as part of the measures for career orientation and inclusion in the labor market,
has organized meetings and workshops with 28 employment groups in 7 municipalities of Kosovo:
Prishtina, Prizren, Peja, Gjakova, Ferizaj, South Mitrovica, and Klina.
These activities focused on empowering participants and opening opportunities in the labor market by
providing step-by-step guidance on the structure and content of a professional CV, as well as on writing
a compelling cover letter that reflects skills, experience, and personal motivation. In addition, the use of
online employment platforms was addressed, including the creation and updating of professional
profiles, searching for job vacancies, and applying correctly through digital means.
This project is implemented by a consortium of partners: the Kosovo Foundation for Open Society
(KFOS), Nevo Koncepti (NVK), and Social Justice (DS), in partnership with Karl Kübel Stiftung (KKS), with
financial support from the German Federal Ministry for Economic Cooperation and Development (BMZ)
and the Kosovo Foundation for Open Society (KFOS).

Similar Posts