Gjatë muajit shtator, Nevo Koncepti, në kuadër të projektit “Promovimi dhe Realizimi i të Drejtave të Romëve në Kosovë dhe Shqipëri”, është takuar me grupet shkollore në 25 shkolla fillore në shtatë komuna të Kosovës (Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Mitrovicë e Jugut dhe Klinë). Prindërit dhe nxënësit nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian janë njoftuar me EPRBM-në si një mekanizëm ndërinstitucional që synon të identifikojë, parandalojë dhe adresojë rastet e braktisjes apo mosregjistrimit të fëmijëve në arsimin fillor dhe të ulët në Kosovë.
Ky aktivitet kishte për qëllim informimin e prindërve për rolin dhe funksionin e këtij mekanizmi, si dhe inkurajimin e tyre që të jenë partnerë aktivë në përpjekjet për sigurimin e vijueshmërisë së rregullt në shkollë.
Ky projekt zbatohet nga konsorciumi i partnerëve: Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), Nevo Koncepti (NVK), dhe Drejtësi Sociale (DS), në partneritet me Karl Kübel Stiftung (KKS), dhe me përkrahje financiare të Ministrisë Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).
English:
Meetings with School Groups: Presenting the Role of the Team for Prevention and Response to Dropout and Non-Enrollment in Compulsory Education
During the month of September, Nevo Koncepti, within the framework of the project “Promotion and Realization of Roma Rights in Kosovo and Albania”, has held meetings with school groups in 25 primary schools across seven municipalities in Kosovo (Prishtina, Prizren, Peja, Gjakova, Ferizaj, South Mitrovica dhe Klina). Parents and students from the Roma, Ashkali, and Egyptian communities were introduced to the Team for Prevention and Response to Dropout and Non-Enrollment (TPRDN) as an inter-institutional mechanism aimed at identifying, preventing, and addressing cases of dropout or non-enrollment of children in primary and lower secondary education in Kosovo.
The aim of this activity was to inform parents about the role and function of this mechanism, and to encourage them to be active partners in efforts to ensure regular school attendance.

