Sot, më datë 17 nëntor 2025, OJQ “Nevo Koncepti”, në kuadër të projektit “Promovimi dhe Realizimi i të Drejtave të Romëve në Kosovë dhe Shqipëri” ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Fakultetin e EdukimitUniversitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, duke hapur një kapitull të ri në përpjekjet për përmirësimin e suksesit në arsim të fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në komunën e Prizrenit.

Ky bashkëpunim synon të ofrojë mbështetje konkrete për nxënësit e katër shkollave fillore:

  1. “Abdyl Frashëri” – Prizren
  2. “Ibrahim Fehmiu” – Prizren
  3. “Haziz Tola” – Prizren
  4. “26 Marsi” – Landovicë

Në kuadër të marrëveshjes, do të zhvillohen klasa mbështetëse dhe klasa kreative, ku studentët e Fakultetit të Edukimit do të angazhohen për të udhëhequr në mënyrë të pavarur mbështetjen në të nxënë, duke fituar përvojë profesionale dhe njëkohësisht duke ndihmuar fëmijët në ngritjen e suksesit arsimor.

“Promovimi dhe Realizimi i të Drejtave të Romëve në Kosovë dhe Shqipëri” zbatohet nga konsorciumi i partnerëve: Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), Nevo Koncepti (NVK), dhe Drejtësi Sociale (DS), në partneritet me Karl Kubel Stiftung (KKS), dhe me përkrahje financiare të Ministrisë Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).

English:

Cooperation Memorandum between the NGO “Nevo Koncepti” and the Faculty of Education of the University “Ukshin Hoti” in Prizren

Today, on November 17, 2025, the NGO “Nevo Koncepti”, within the framework of the project “Promotion and Realization of the Rights of Roma in Kosovo and Albania” signed a cooperation memorandum with the Faculty of Education of the University “Ukshin Hoti” in Prizren, opening a new chapter in efforts to improve educational success for children from the Roma, Ashkali, and Egyptian communities in the municipality of Prizren.

This cooperation aims to provide concrete support for students in four primary schools:

  1. “Abdyl Frashëri” – Prizren
  2. “Ibrahim Fehmiu” – Prizren
  3. “Haziz Tola” – Prizren
  4. “26 Marsi” – Landovicë

Within the framework of the agreement, support classes and creative classes will be organized, where students of the Faculty of Education will be engaged in independently leading learning support, gaining professional experience while simultaneously helping children improve their educational achievement.“Promotion and Realization of the Rights of Roma in Kosovo and Albania” is implemented by a consortium of partners: the Kosovo Foundation for Open Society (KFOS), Nevo Koncepti (NVK), and Social Justice (DS), in partnership with Karl Kübel Stiftung (KKS), and with financial support from the German Federal Ministry for Economic Cooperation and Development (BMZ) and the Kosovo Foundation for Open Society (KFOS)

Similar Posts