Gjatë muajit prill, në kuadër të projektit “Rritja e përfshirjes në arsimin parashkollor dhe fillor”, u realizuan sesionet me nëna në shkollat partnere: Leke Dukagjini, Abdyl Frashëri , Haziz Tola dhe Mati Logoreci.
Këto takime kanë shërbyer si hapësirë për bashkëbisedim dhe shkëmbim përvojash, ku janë trajtuar tema të ndryshme që lidhen me shkollimin, përfshirë përdorimin e teknologjisë në mësim dhe mbështetjen e fëmijëve në procesin mësimor.Përmes këtyre sesioneve synojmë të mbështesim nënat me njohuri dhe ide praktike, që ndihmojnë në përkrahjen e fëmijëve gjatë rrugëtimit të tyre në shkollë
Projekti “Rritja e përfshirjes në edukimin parashkollor dhe fillor” financohet nga Bashkimi Evropian (DG ENEST) dhe Roma Education Fund (REF) dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me Nevo Koncepti.


