Në kuadër të projektit “Promovimi dhe Realizimi i të Drejtave të Romëve në Kosovë dhe Shqipëri”, OJQ Nevo Koncepti ka organizuar takime me 28 grupe të punësueshmërisë, në shtatë komuna të Kosovës: Prishtinë, Prizren, Pejë, Klinë, Gjakovë, Ferizaj dhe Mitrovicë të Jugut, me pjesëmarrjen e të rinjve dhe të rriturve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, me qëllim zhvillimin e aftësive praktike dhe përmirësimin e mundësive të tyre për përfshirje në tregun e punës.
Gjatë takimeve, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen me platformat online të punësimit dhe të mësojnë se si të kërkojnë vende të lira pune, të analizojnë shpalljet dhe të identifikojnë mundësitë që përputhen me aftësitë, kualifikimet dhe interesat e tyre.
Vëmendje e veçantë iu kushtua përgatitjes së dokumentacionit dhe komunikimit profesional gjatë procesit të aplikimit. Përmes shembujve praktikë, pjesëmarrësit u udhëzuan se si të përgatisin dhe përshtatin CV-në, të organizojnë dokumentet e nevojshme, të plotësojnë aplikimet online dhe të komunikojnë në mënyrë profesionale me punëdhënësit.
Nga njohuritë teorike u kalua edhe në veprime konkrete! Pjesëmarrësve të interesuar iu ofrua asistencë e drejtpërdrejtë për identifikimin e vendeve të përshtatshme të punës, përgatitjen e dokumentacionit dhe dorëzimin e aplikimeve. Kjo mbështetje synon t’i ndihmojë pjesëmarrësit të kapërcejnë pengesat praktike gjatë aplikimit dhe të ndërmarrin hapa të sigurt drejt punësimit.
Përmes këtyre aktiviteteve, synojmë të fuqizojmë aftësitë digjitale dhe profesionale të pjesëmarrësve, të rrisim vetëbesimin dhe pavarësinë e tyre në kërkimin e punës, si dhe të krijojmë mundësi më të mira për integrimin e tyre të qëndrueshëm në tregun e punës.
Ky projekt zbatohet nga konsorciumi i partnerëve: Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), Nevo Koncepti (NVK) dhe Drejtësi Sociale (DS), në partneritet me Karl Kübel Stiftung (KKS), me përkrahje financiare të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe Fondacionit të Kosovë për Shoqëri të Hapur (KFOS).
English:
Meetings with Employment Groups
As part of the project “Promotion and Realization of Roma Rights in Kosovo and Albania,” NGO Nevo Koncepti organized meetings with 28 employability groups across seven municipalities in Kosovo: Prishtina, Prizren, Peja, Klina, Gjakova, Ferizaj, and South Mitrovica. The meetings brought together young people and adults from the Roma, Ashkali, and Egyptian communities, aiming to develop their practical skills and improve their opportunities for participation in the labor market.
During the meetings, participants had the opportunity to explore online employment platforms and learn how to search for job vacancies, analyze job advertisements, and identify opportunities that match their skills, qualifications, and interests.
Particular attention was given to preparing application documents and professional communication throughout the job application process. Through practical examples, participants received guidance on how to prepare and tailor their CVs, organize the required documents, complete online applications, and communicate professionally with potential employers.
The meetings also moved beyond theory to practical action! Interested participants received direct assistance in identifying suitable job opportunities, preparing the necessary documentation, and submitting job applications. This support aimed to help participants overcome practical barriers in the application process and take meaningful steps toward employment.
Through these activities, we aim to strengthen participants’ digital and professional skills, build their confidence and independence in job searching, and create better opportunities for their sustainable integration into the labor market.
This project is implemented by a consortium of partners: the Kosovo Foundation for Open Society (KFOS), Nevo Koncepti (NVK), and Drejtësi Sociale (DS), in partnership with the Karl Kübel Stiftung (KKS), with financial support from the German Federal Ministry for Economic Cooperation and Development (BMZ) and the Kosovo Foundation for Open Society (KFOS).

