Sot, OJQ Nevo Koncepti organizoi një trajnim me të rinjtë e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, me qëllim prezantimin e Instrumentit Vlerësues dhe ngritjen e kapaciteteve të tyre për monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të Planit Lokal të Veprimit për përfshirjen e këtyre komuniteteve në Komunën e Prizrenit.

Gjatë trajnimit, të rinjtë u njoftuan me mënyrën e përdorimit të instrumentit dhe u trajnuan se si të vlerësojnë zbatimin e masave të parapara në plan, të identifikojnë sfidat dhe të evidentojnë nevojat e komuniteteve të tyre.

Ky aktivitet synon të fuqizojë rolin e të rinjve në proceset e monitorimit, pjesëmarrjes dhe avokimit, duke u mundësuar atyre të kontribuojnë në mënyrë aktive në vlerësimin e zbatimit të politikave lokale dhe në avancimin e përfshirjes së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Prizren.

Trajnimi u realizua në kuadër të projektit “Qeverisja e të Drejtave të Fëmijëve”, të cilin OJQ Nevo Koncepti e zbaton në partneritet me Save the Children Kosova/o dhe me financim nga Sida.

Similar Posts