Gjatë muajit tetor 2026, OJQ “Nevo Koncepti”, në kuadër të projektit “Promovimi dhe Realizimi i të Drejtave të Romëve në Kosovë dhe Shqipëri”, realizoi një sërë vizitash edukative me nxënës nga shkollat partnere në komunat e Prizrenit, Gjakovës dhe Ferizajt.
Në këto aktivitete morën pjesë 215 nxënës të klasave I–IX, të cilët patën mundësinë të njiheshin nga afër me institucione arsimore, kulturore, mediatike dhe të shërbimit publik, duke fituar përvoja të reja jashtë mjedisit të zakonshëm shkollor.
Në Prizren, nxënësit vizituan Universitetin “Ukshin Hoti”, Radion “Romano Avazo” dhe Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku u njohën me mundësitë e vazhdimit të shkollimit, funksionimin e mediave dhe ngjarjet e rëndësishme të historisë shqiptare.
Në Gjakovë, vizitat në TV Syri dhe në Muzeun e Qytetit u dhanë nxënësve mundësinë të njiheshin me punën e mediave, historinë dhe trashëgiminë kulturore.
Ndërsa në Ferizaj, përmes vizitave në Njësinë e Zjarrfikësve dhe në Muzeun e Qytetit, nxënësit mësuan më shumë për sigurinë, rëndësinë e shërbimeve publike dhe trashëgiminë lokale.
Vizitat u organizuan duke marrë parasysh moshën dhe interesat e nxënësve, me synimin për të nxitur kureshtjen, të menduarit kritik, motivimin për vazhdimin e shkollimit dhe njohjen me profesione të ndryshme dhe mundësi për të ardhmen.
Përmes këtyre aktiviteteve, Nevo Koncepti synon të kontribuojë në krijimin e mundësive të barabarta për të mësuar dhe për të zhvilluar potencialin e çdo fëmije, duke promovuar arsimin gjithëpërfshirës dhe pjesëmarrjen aktive të nxënësve.
Falënderojmë të gjitha institucionet pritëse për mikpritjen dhe bashkëpunimin, si dhe për kohën dhe njohuritë që ndanë me nxënësit.
Ky projekt zbatohet nga konsorciumi i partnerëve: Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), Nevo Koncepti (NVK) dhe Drejtësi Sociale (DS), në partneritet me Karl Kübel Stiftung (KKS), me përkrahje financiare të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe Fondacionit të Kosovë për Shoqëri të Hapur (KFOS).
English:
Learning Beyond the Classroom: Nevo Koncepti Organizes Educational Visits for 215 Students in Prizren, Gjakova and Ferizaj
During October 2026, NGO “Nevo Koncepti”, as part of the project “Promotion and Realization of Roma Rights in Kosovo and Albania”, organized a series of educational visits for students from partner schools in the municipalities of Prizren, Gjakova and Ferizaj.
A total of 215 students in grades I–IX participated in these activities, gaining firsthand experience of educational, cultural, media and public service institutions and discovering new learning opportunities beyond their usual school environment.
In Prizren, students visited “Ukshin Hoti” University, Radio “Romano Avazo” and the Albanian League of Prizren Monumental Complex, where they learned about opportunities for further education, how the media operate and important events in Albanian history.
In Gjakova, visits to TV Syri and the City Museum gave students the opportunity to learn about media work, history and cultural heritage.
In Ferizaj, visits to the Fire Department and the City Museum helped students learn more about safety, the importance of public services and local heritage.
The visits were organized with students’ ages and interests in mind, aiming to spark curiosity, encourage critical thinking, strengthen motivation to continue their education and introduce them to different professions and future opportunities.
Through these activities, Nevo Koncepti seeks to contribute to equal opportunities for every child to learn and develop their potential, while promoting inclusive education and active student participation.
We thank all the host institutions for their hospitality and cooperation, as well as for the time and knowledge they shared with the students.
This project is implemented by a consortium of partners: the Kosovo Foundation for Open Society (KFOS), Nevo Koncepti (NVK) and Social Justice (DS), in partnership with Karl Kübel Stiftung (KKS), with financial support from the German Federal Ministry for Economic Cooperation and Development (BMZ) and the Kosovo Foundation for Open Society (KFOS).

